Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës dhe qëndrimit të mbajtur nga kryeministri Edi Rama.
Në lidhje me raportin mes Edi Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Leka tha se është i sigurt që liderët e dy vendeve kanë kontaktuar me njëri-tjetrin.
“Ka dy lloj qëndrimesh. Në Kosovë, deklaratat e Ramës priten me pozitivitet, këtu nuk ka njeri brenda asaj që ne quajmë luftë politike që e kontestojmë. Duhet të heqim nga fjalor emrin Edi Rama dhe të vendosim ‘Kryeministri’. Në lidhje me bisedimet me Albin Kurtin, jam i sigurt që kanë qenë në kontakte. Mund të mos jenë publike.”, u shpreh gazetari Leka.
()