Edi Martini: Teuta pati raste për të fituar, na duheshin shumë ato pikë

Teuta barazoi 0-0 me Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për elitën. Trajneri i “Djemve të Detit” Edi Martini dha mendimin e tij për mediat, pas përfundimit të takimit.

“Duhet të shënonim në pjesën e parë, për të gjetur avantazhin. Kishim raste, dominuam lojën, nuk arritëm të shënonim. Na ra loja në pjesën e dytë, pavarësisht se Kukësi nuk na rrezikoi. Lodhja ka qenë e madhe, janë shumë ndeshje brenda pak ditësh. Luajtëm një pjesë të parë siç kisha qejf, duhet të riparojmë pjesën e dytë, nuk arritëm të bënim të njëjtën gjë si në pjesën e parë.
Nuk jam mësuar të gjykoj paraardhësit. Duhet të punojmë të rrisim intesitetin dhe presingun. Janë ditë shumë të shkurtra, shumë problem deri në ndeshjet e Kombëtares. Djemtë dhanë maksimumin, luajtën me shpirt. Në qoftë se do të shënonim do ta menaxhonim lojën. Pjesa e dytë lë shumë për të dëshiruar.

Na duheshin 3 pikë sot, për të qenë më të qetë në ndeshjet e tjera, luajmë ndaj 2 kundërshtarëve shumë të fortë. Kjo s’do të thotë, që atë që nuk morëm sot, mos e marrim ndaj Partizanit dhe Egnatias. Djemtë janë me mentalitet fituesi. Gradualisht do të çohemi edhe mendërisht, për ta kaluar këtë malore.

Unë përpara ndeshjes kam biseduar që formati është me 4 ekipe, kampionati sapo ka filluar, normalisht do të pretendojmë të futemi në katërshe. Prandaj edhe pikët ishin shumë të rëndësishme sot. Duhet të luftojmë dhe të mendojmë për vendin e katërt pse jo. Janë jashtë roleve, si Gjumsi si Fili. Një skemë tjetër nuk është kollaj të përvetësohet për 2 ditë. Shumë shpejt të gjithë do të ambientohen dhe do të bëjnë rolet. Në përgjithësi jam i kënaqur me djemtë”, – tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit


Edi Martini: Teuta pati raste për të fituar, na duheshin shumë ato pikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook