Hoffenheim “tremb” trajnerin e Dortmund: Janë të rrezikshëm në kundërsulme, Reus është hero

Në kuadër të ndeshjes së kampionatit kundër Hoffenheim, trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, doli në konferencën për shtyp.

“Ne luajtëm me shumë furi në ndeshjet e para, humbëm kontrollin e lojës në pjesën e dytë kundër Freiburgut dhe në ndeshjen kundër Wolfsburgut. Skuadra po tregon një reagim të mirë ndaj asaj që po përballemi. Hoffenheim? Ata po bëjnë mirë. Janë të rrezikshëm në situata kundërsulmesh. Po përgatitemi për një lojë të ekuilibruar. Reus? Ne e kemi theksuar gjithmonë se sa i rëndësishëm është Marco për ne. Ai shfrytëzoi mundësinë e tij në mënyrë mbresëlënëse javën e kaluar” – tha ai.

Verdhezinjtë renditen në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara. Synimi i këtij sezoni është fitimi i kampionatit.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Hoffenheim “tremb” trajnerin e Dortmund: Janë të rrezikshëm në kundërsulme, Reus është hero

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook