Kundër BE për sulmin në Kosovë, Rama: U shoqërua me pështjellim në Bruksel, por qëndrimi ynë nuk ndryshon!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjëzua me atë të ndërkombëtarëve.

“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht.Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë qëndrim tjetër për deklaratën. Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj për normalizimin e situatës. Publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë. Qëndrimi i ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por ne jemi të keqardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Nuk ka të bëjë me deklaratën e djeshme. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet, nga ora në orë apo dita në ditë. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. “, tha ai.

Arena e Lajmit


Kundër BE për sulmin në Kosovë, Rama: U shoqërua me pështjellim në Bruksel, por qëndrimi ynë nuk ndryshon!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook