Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtor i Policisë Tiranë: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë…

Alket Shatro, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ndau detaje në lidhje me shkatërrimin e bandës së Leart Haxhiut dhe arrestimit të Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë.

Shatro tregoi se si u bë e mundur identifikimi, shpallja në kërkim, si dhe arrestimi i Artan Tafanit. Në lidhje me rolin e Tafanit në bandën kriminale, zv.drejtori i policisë tha se ka qenë ekzekutori, ndërsa Haxhiu ishte personi që jepje urdhër se kush do ekzekutohej, sakaq shtoi se e bënte për qëllime financiare, apo për të eliminuar ata që kishte konflikte.

“Nga vjedhja me dhunë një pikë valutore në Astir, Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Ai u identifikua për shkak të informacionit në inteligjencën policore, veshjet, në garazh u gjet një makinë. Më pas u bë një kërkim i një shkalle të gjerë pasi kishte një ‘background’ (të shkuar) kriminale, u bë operacion i gjerë e jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe. U organizua operacioni dhe u bë e mundur kapja e tij në një hotel në rrugën Lushnjë-Fier. Artan Tafani është anëtar i grupit të Leart Haxhiut dhe ka rolin e ekzekutorit, në shumicën e vrasjeve. Haxhiu është kryesori në këtë grup kriminal pasi jepte urdhër vrasje. Ai kishte përfitime financiare por edhe për shkaqe konfliktesh.”, u shpreh Shatro.

 

()

Arena e Lajmit


Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtor i Policisë Tiranë: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook