MINIFUTBOLL/ Botërori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria zyrtarizon listën e lojtarëve

Prej dhjetë ditësh Kombëtarja shqiptare e minifutbollit vijon përgatitjet për Kampionatin Botëror, aktivitet që do të mbahet nga data nga 26 tetor deri më 4 nëntor në Ras Al-Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nën drejtimin e trajnerit Ergys Kadiu, skuadra kuqezi po punon për të mbërritur në gjendjen më të mirë në këtë eveniment historik, pasi, siç dihet, kjo është hera e parë që Shqipëria do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm botëror të minifutbollit. Kombëtarja shqiptare në këtë aktivitet merr pjesë falë mbështetjes dhe kujdesit të Shoqatës Shqiptare të Minifutbollit.

Ndërkohë, së fundmi është zyrtarizuar edhe lista e 17 lojtarëve, të cilët do të mbrojnë ngjyrat e flamurit kuqezi në Botëror. Ashtu sikurse edhe pritej, baza e përfaqësueses mbetet Prestige, kampione e shumëfishtë në minifutboll, si dhe skuadra më e suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Kështu, lista finale e Shqipërisë përbëhet nga këta lojtarë: Kledis Branica, Aldo Branica, Mario Ademi, Mario Biba, Sandroel Limani, Endrit Prençi, Gersi Mersini, Gilbert Hysko, Gersi Merepeza, Frenki Kadiu, Bledar Hajdari, Irvi Bylyku, Elion Spahiu, Rei Xhaferi, Dashnor Cara, Fatmir Hysenbelliu dhe Mario Moçka. Ndërsa, për sa i përket stafit ai do të formohet nga trajneri Ergys Kadiu, zv.trajner Erjon Arapi, trajner i portierëve Redjan Baku, përgatitës atletik Ervin Baku, video-analist Elion Hoxha dhe doktor Perli Rusi.

454545
454545

Siç dihet, shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin F, së bashku me Sllovakinë, Francën dhe Anglinë. Kombëtarja kuqezi ndeshjen e parë në grup do ta luajë më 27 tetor në orën 16:30 përballë Sllovakisë.

Më tej, më 29 tetor, në orën 15:15, do të matë forcat me Francën, ndërsa më 31 tetor në orën 15:15 do të mbyllë fazën e grupit me sfidën ndaj Anglisë. Në Botëror marrin pjesë 32 përfaqësuese të ndara në 8 grupe.

Vendet e para dhe të dyta të secilit grup sigurojnë kualifikimin për në 16-she, aty ku do të nisin më pas sfidat me eliminim direkt.

12454
12454

Arena e Lajmit


MINIFUTBOLL/ Botërori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria zyrtarizon listën e lojtarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook