Përjashtimet nga grupi i PD, reagon Bardhi: Basha nuk e ka legjitimitetin! Asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur nuk ka vlerë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e 11 deputetëve nga ky grup.

Bardhi deklaron se si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd.

Ai thekson se ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar.

“Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë”, thotë Bardhi.

Ai ka një ftesë për deputetët e PD dhe “kolegun” Basha.

REAGIMI I PLOTË
Në përgjigje të interesit të medias, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka këtë reagim lidhur me lajmin e “përjashtimit” të 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD:
Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit te çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë!

Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë.

Ftoj secilin koleg të përqendrohet tek skandali i Edi Ramën me korruptimin e një zyrtari të FBI, që pranoi fajësinë dhe marrëdhënien e biznesit me Kryeministrin, si dhe tek sjellja skandaloze e Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë.

Aktet qesharake që bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga këto dy çështje nuk mund të marrin asnjë sekondë nga veprimtaria e Grupi Parlamentar të PD. Zhvendosja e vëmendjes është interes i Edi Ramës, por jo i demokratëve dhe opozitarëve.

Një ftesë të sinqertë kam edhe për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij.

Arena e Lajmit


Përjashtimet nga grupi i PD, reagon Bardhi: Basha nuk e ka legjitimitetin! Asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur nuk ka vlerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook