Nga Petrit Vasili:
Çfare e shantazhon kaq keq Ramen, qe ben kamikazin e Vuçiçit!
Ato qe Vuçiç nuk i thote dot sepse pergjegjesite e tij jane shume te renda i tha sot Rama.
⬛️ Rama hodhi tezen më malinje anti Kosove kur flet per njohje de facto nga Serbia.
Kjo eshte teza me e dashur e Beogradit pasi njohja de facto eshte nje alibi shume e mire per Beogradin per te mos njohur kurre Kosoven dhe per te penguar anetaresimin e Kosoves ne institucionet nderkombetare.
⬛️ Rama kerkon marrjen e Veriut te Kosoves ne kontroll nga KFOR, duke bere megafonin e Vuçiçit, qe e kerkoi kete gje ne date 27 shtator.
Rama duhej te kerkonte te kunderten ne se nuk do te ishte kamikaxe e Vuciçit, pra qe Forcat e Sigurise se Kosoves te perfshiheshin gjeresisht atje.
Kjo eshte thjesht vazhdimi i projektit te zi per ndarjen e Kosoves.
⬛️ Rama sot vazhdoi avazin proserb te Konferences se Paqes.
Kjo teze e neveritshme proserbe e Rames bie totalisht sepse ne Veri te Kosoves shteti po perballet me antishtetin kriminal, qe kerkon Serbia!
Kushdo qe flet me kete gjuhe eshte proserb, i kapur keq nga interesa te tjera, qe ne cdo rast jane pjelle e nje bataku, qe vjen erë shovinizem dhe terrorizem shteteror
Ne Veri te Kosoves nuk ka konflikt mes paleve, por agresion te shumellojshem te Serbise ndaj rendit Kushtetues, ndaj fuksionimit te institucioneve me mjete dhe menyra kriminale dhe te pista te çdo lloji.
Pra Serbia me mjete antishtet po kerkon ti imponohet Shtetit legjitim te Kosoves.
Bojkotimi me urdher te Beogradit i te gjitha institucioneve nga serbet ne Veri te Kosoves duke e lene Veriun pa pushtet lokal, pa polici pa prokurori dhe pa gjykata do te thote ta lesh ate territor pa shtet.
Dihet boterisht, qe atje ku shteti asgjesohet pushteti mbetet ne duart e krimit.
Te gjitha veprimet e Kryeministrit Kurti dhe Qeverise se Kosoves kane qene saktesisht ne emer te vendosjes se Shtetit dhe perballjes me Antishtetin.
⬛️ Rama provokoi rende Kosoven dhe Albin Kurtin kur thote: “Nuk mund ta ketë gjithë bota gabim gjithmonë dhe ta ketë Albin Kurti të drejtë gjithmonë, nuk është e mundur kjo,
Udhëheqja e Kosovës i ka kusuret e veta tek dialogu”.
Pra Rama sot serish u shfaq nje provokator me regji te qarte anti Kosove!
Si nje proserb i thekur teza e porositur qe Rama perserit si nje papagall eshte se Kosova qenka ne lufte me aleatet, perendimore, se Kosova ka zgjedhur luften dhe jo paqen, se Kosova kot lufton per sovranitet se ajo nuk eshte asgje por eshte toke e aleateve perendimore, se serbet dihet qe ata jane pra ti pranojme si te tille, jane teza te neveritshme qe edhe proserbet e deklaruar kujdesen te mos i thone kaq hapur.
Telekomanduesit me regji te Rames, te cilet po humbasin perdite terren perballe qendrimit parimor, paqesor dhe kushtetues te Kosoves dhe Albin Kurtit kurdisin dhe rikurdisin kukullen provokatore Rama sa here, qe jane ne hall.
Sa me shume humbet terren Serbia per shkak te rolit zjarrvenes dhe shovinist te saj aq me shume shton provokimet Rama.
Provokimet e Rames jane sa te neveritshme aq edhe te urryera sepse :
▪️Se pari. Konflikti eshte mes Serbise dhe nderkombetareve dhe jo mes Kosoves dhe aleateve.
▪️Se dyti. Serbia po shkel dhunshem marreveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe jo Kosova.
▪️Se treti Serbia me skenar te planifikuar terhoqi Kryetaret e Komunave ne Veri per te provokuar kolaps politik, mbajtje ndezur te konfliktit me qellimin per te fituar kohe dhe per tu bishtnuar zbatimit te marreveshjeve te Ohrit dhe Brukselit.
▪️Se katerti. Zgjedhjet ne Veri te Kosoves u kryen me bekimin dje mbeshtetjen publike, te hapur dhe pa asnje ekuivok te nderkombetareve dhe ne kordinim te plote me ta bile edhe duke shtyre disa muaj mbajtjen e tyre dhe duke percaktuar nje mandat te te pjesshem e te kufizuar ne kohe.
▪️Se pesti Zgjedhjet u pershendeten hapur dhe publikisht nga nderkombetaret, qe paralajmeruan kedo qe do te pengonte konstituimin e Kryetareve te sapozgjedhur.
▪️Se gjashti Ne respekt te Kushtetutes dhe Ligjit Kryetaret e rinj te Komunave shkuan te marrin detyren dhe sigurojne sherbimet baze per qytetaret perfshire edhe ata serbe.
▪️Se shtati Kriminele dhe paramilitare serbe te armatosur organizuan perleshje te egra ku u vra polici kosovar Bunjaku.
Edhe pak muaj me pare nuk kursyen as forcat e KFOR ku u plagosen 25 ushtare te tij si dhe sulmuan policine, qe ne menyre Kushtetuese mbeshteti vajtjen ne detyre te Kryetareve te rinj te komunave.
PERFUNDIM:
Pra provokatori me regji Rama nuk eshte ne gjendje qe te thote qofte edhe nje fjali te vetme se ku paska gabuar Kosova, por i porositur perserit se Kosova po luan luftash.
Provokatoret ne Veri, ushtruesit e dhunes me te eger anti Kushtetute dhe antiligj jane Vuçiçi dhe Serbia, por provokatori Rama as guxon t’jua zere emrin ne goje sepse eshte peng i tyre dhe perpiqet me cdo shpifje qe te fajesoje Kosoven
E vetmja provokatore dhe luftenxitese eshte Serbia dhe nuk ekziston as edhe nje fakt i vetem, qe te provoje te kunderten.
Pra nuk ka as çeshtje, as problem dhe aq me pak lufte mes Kosoves euroatlantike dhe aleateve euroatlantike.
Perkundrazi ka vetem nje lufte e konflikt te vazhdueshem dhe eshte ai mes Serbise dhe euroantlantizmit, si dimension i papranueshem per aksin Beograd Moske.
Neveri per provokatorin me regji Edi Rama ketij sherbetori te palodhur antishqiptar te te keqes, te anti Kosoves dhe te antiligjit.