Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja.
Qytetarët i thanë kryetarit të PD se se presin një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pikërisht për këtë, Basha i njohu ata me reformën e thellë që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimmarrës e t’u dëgjohet fjala e tyre.
“Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.
Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarësisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika t’iu shërbejë familjeve shqiptare”, – shkruan Basha.