“Do të hidhem!”/ U nda nga e dashura, futbollisti i Nice kërcënon me vetëvrasje, hipën në urën 100 metra të lartë. Negociata për të shmangur tragjedinë

Një episod dramatik në Francë gjatë ditës së sotme. Një futbollist i ekipit francez Nice, skuadër që po lufton për titullin në Ligue 1. po tenton të kryejë vetëvrasje.

Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Alexis Beka Beka. Ai ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë. Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar. Po mundohet të arrihet një marrëveshje që futbollisti të mos shkojë drejt tragjedisë.

Mediat zbulojnë se futbollisti kërkon t’i japë fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi. Ndërkohë klubi francez ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ditës së sotme.

()

Arena e Lajmit


“Do të hidhem!”/ U nda nga e dashura, futbollisti i Nice kërcënon me vetëvrasje, hipën në urën 100 metra të lartë. Negociata për të shmangur tragjedinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook