Rotacioni detyrim, Inzaghi ul titullarët në stol, 5 ndryshime kundër Salernitana-s, po Asllani?

Bajrami me shokë i shkaktuan Interit humbjen e parë sezonale, por mbi të gjitha konfirmuan se kur zikaltërit nuk janë të freskët fizikisht janë të prekshëm në fushë. Simone Inzaghi përfundon edhe një herë nën akuzë, por mungesën e rotacionit, e bëri diçka të tillë pikërisht atëherë kur nuk duhej, në sfidën e parë të Champions League kundër Real Sociedad. Milani, rivali i tyre kryesor, e bëri rotacionin kundër Cagliari-t, doli me tre pikë, plus la disa titullarë pushim. Inter është i detyruar të bëjë diçka të tillë këtë fundjavë teksa luajnë në transfertë përballë Salernitana-s.

Inzaghi
Inzaghi

Sipas mediave italiane: Inzaghi pritet të bëjë pesë ndryshime në këtë sfidë, thuajse një ndryshim për çdo repart. Pavard, de Vrij, Frattesi, Carlos Augusto dhe Sanchez pritet ta nisin si titullarë. Në pankinë do të ulet kapiteni Lautaro ndërsa dyshja e sulmit do të formohet nga Thuram-Sanachez. Dyshja e mesfushës do jetë Frattesi-Barella, Calhangolu pushim.

Asllani
Asllani

Për fat të keq, Inzaghi, të paktën sipas projeksionit të mediave italiane, nuk pritet t’i rezervojë një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, Kristjan Asllani. Ky detaj, nëse rezulton i saktë, konfirmon edhe një here se Inzaghi nuk ka besim tek Asllani, një situatë që mund të dërgojë palët në një “divorc” gjatë merkatos së janarit.

()

Arena e Lajmit


Rotacioni detyrim, Inzaghi ul titullarët në stol, 5 ndryshime kundër Salernitana-s, po Asllani?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook