VIDEO/ Barazim me gola, Fiorentina ngec ndaj Frosinones, minuta edhe për lojtarin shqiptar

Këtë pasdite u luajtën dy ndeshje të Serie A. Fiorentina nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Frosinones, në takimin e javës së gjashtë të mbajtur në Stadio Benito Stirpe (Frosinone).

Skuadra vjollcë ndëshkoi vendasit me Gonzalez në minutën e 19-të, ndërsa goli i barazimit mban firmën e Soule në minutën e 70-të. Për Frosinonen luan edhe sulmuesi shqiptar Marvin Çuni, i cili u preferua vetëm 9 minuta nga trajneri Eusebio Di Francesco.

Në takimin tjetër, takimi mes Monzës dhe Bolognas në Brianteo (Monza) u mbyll me rrjeta të paprekura. Djemve të Palladinos iu anulua një gol i Dany Motas në minutat e para, për shkak se u cilësua si pozicion i parregullt.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Barazim me gola, Fiorentina ngec ndaj Frosinones, minuta edhe për lojtarin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook