A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Ping-pongu i gjykatave me Fredi Belerin. Fjalën e fundit e ka…

Teksa Fredi Beleri kërkon që të marrë leje për betimin e tij si kryebashkiak të Himarës, duket se gjykatat po bëjnë ping-pong me kërkesën e tij.

Për të disatën herë, avokatët e tij paraqitën në GJKKO për marrjen e lejes, gjykata vendosi që të shpallë moskompetencë, duke e kaluar çështjen në Gjykatën e Durrësit. Vendimi në fjalë u dha më 18 shtator, ndërkohë që dosja me kërkesat është tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Durrësit, e cila do të duhet të japë verdiktin e saj.

 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se; ‘Duket se shqyrtimi ligjor ka pasur pikëpyetje dhe se gjykatat po bëjnë ping-pong me këtë çështje, pasi ka pasur dy qëndrime të ndryshme. Është çështje që është duke vijuar. Do të duhet të presim që gjykata të japë vendimin e saj, ndërsa juristët janë të ndarë për këtë çështje, pasi ligji nuk e përcakton qartë këtë procedurë.”.
()

Arena e Lajmit


A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Ping-pongu i gjykatave me Fredi Belerin. Fjalën e fundit e ka…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook