Një ndër profilet e Instagramit, që mbështet Luizin, ka publikuar një video, ku shihet një nënë teksa përkedhel televizorin, në të cilin ishte Luizi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.
“Duke parë se dhe sa më donin kur isha aty, po të mos isha me Kiarën, do merrja prap pjesë tek “BBV 3″ sepse brenda ishte më e thjeshtë se sa tani jashtë”, shkruan Luizi në postimin e bërë në “itskryefjalahere”.
Nuk dimë realisht se çfarë ka dashur të thotë artisti me faktin që brenda ishte më e thjeshtë se sa jashtë por në një farë mënyrë, ai ka lënë të nënkuptohet se jeta e tij jashtë shtëpisë nuk është aq e thjeshtë sa duket.
Kujtojmë që momentalisht Luizi është i fokusuar tek përgatitjet për premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cili pritet të transmetohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve më datat 9-10-11 Tetor.