Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e sotme Aldo Mustafën, një person me precedent të mëparshëm kriminalë.
Mësohet se pak muaj me parë atij iu bë një atentat me lëndë plasëse në makinën e tij në zonën e Shkozetit, nga i cili shpëtoi pa lëndime.
Ai u arrestua sot në zonën e ish-kënetës bashkë me disa persona të tjerë, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti edhe një armë zjarri që ai mbante pa leje.