Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër (EMRI)

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Pas hekurave ra shtetasi Amarildo Harunaj, për kultivim të bimëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE
Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023. Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook