Raporti i OSBE-ODIHR, reagon Braimllari: Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari deklaron se raporti i OSBE-ODIHR ka rrëzuar zgjedhjet e 14 majit, duke iu referuar problematikave të evidentuara.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Braimllari thekson se ky raport tregoi përfshirjen në proces të administratës shtetërore.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet e 14 Majit.
📌Raporti i OSBE-ODIHR konfirmon blerje masive votash.
📌Përdorimin e administratës në zgjedhje.
📌Presion mbi zgjedhësit nga ana e qeverisë duke kërcënuar me ndërprerje fondesh nëse votoni opozitën
📌Presion administratës me vende pune nëse nuk votoni kandidatët dhe partinë në pushtet.
📌U cënuar sekreti i votës duke lejuar votim familjarë, votime në grup si dhe votimi në emër të votuesve të tjerë.
📌Përdorimi i të dhënave personale nga partia në pushtet duke kontrolluar votën e qytetarëve.
📌Shit-blerje vote nga ana e qeverisë duke mos u goditur ky krim.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR:
📌Duhen hetuar përgjegjësit për shit-blerje vote, për përdorimin e administratës në zgjedhje, burimeve shtetërore, përdorimin e të dhënave personale, cënimin e sekretit të votës.
Edi Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit.

()

Arena e Lajmit


Raporti i OSBE-ODIHR, reagon Braimllari: Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook