Vedat Muriqi sërish protagonist. Sulmuesi i Kosovës, pasi i shënoi gol Barcelonës, ia ka dalë sot pasdite të lërë gjurmë edhe ndaj Rayo Vallecanos, në takimin e La Liga, në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid).
Ky është goli i tij i katërt radhazi në La Liga me Mallorcan, duke treguar kështu edhe një herë formën e mirë që po kalon.
Muriqi luajti 35 ndeshje në kampionat në sezonin që kaloi, duke shënuar 15 gola. Më parë, lojtari dardan ka luajtur për Rizespor, Fenerbahce dhe Lazio.
(J.S/)