Premier League zhvilloi sot ndeshje interesante. Arsenal triumfoi me rezultatin 0-4 ndaj Bournemouth, duke u renditur kështu në vendin e dytë me 17 pikë. Saka realizoi golin e parë, ndërsa dy të tjerë erdhën nga penalltia, me Odeggard dhe Havertz. Në limite, pati kohë edhe për White.
Humbje e papritur për kampionët e Anglisë. Manchester City u imponua 2-1 ndaj Wolves, në Molineux Stadium (Wolverhampton). Diaz shkaktoi autogol në minutë ne 13-të, ndërsa Alvarez vendosi ekuilibrat me një gol të bukur nga goditja dënimit në fillimin e pjesës së dytë. “Ujqërit” morën 3 pikë të rëndësishme ndaj kryesuesve, me golin e Hee-Chan, në minutën e 66-të.
Manchester United dështon në shtëpi, teksa u mund 0-1 nga Crystal Palace.
(J.S/)