Inter rikthehet te suksesi në kampionat pas dështimit ndaj Sassuolos, duke mundur 0-4 Salernitanën në transfertë. Rezultati nuk tregon pothuajse gjithçka për lojën, pasi nënkampionët e Europës vuajtën jo pak.
Zikaltërit e Inzaghit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke ushtruar presion konstant dhe duke vendosur disa herë në vështirësi kundërshtarin me dyshen sulmuese Thuram-Sanchez. Ekipi nga Milano pati pretendime edhe për penallti pas një rrëzimi të Thuram në zonë, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi, madje kryesori nuk mori iniciativën as për të parë rastin në VAR.
Në pjesën e dytë, Interi ndryshoi fytyrë, teksa u aktivizuan Lautaro Martinez, apo edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani. “Demi” Lautaro zhbllokoi shifrat në të 65-tën, pas një asist perfekt nga krahët, nga Thuram. Djemtë e Souas treguan karakter, madje ia dolën të barazojnë shifrat me polakun Legoëski. Gjithsesi, festa zgjati pak sekonda, pasi VAR e anuloi për pozicion të parregullt.
Interi siguroi fitoren që e ngjit në vendin e parë në tabelë me golin e Lautaros. Në fund, po argjentinasi kompletoi tripletën personale me një “rrjetë” nga pika e bardhë e penalltisë. 26-vjeçari kishte akoma për të thënë për këtë takim, pasi realizoi edhe një gol pak para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.
(J.S/)