ZYRTARE/ Laçi për rekord, 3 trajnerë në 6 javë. Kurbinasit rikthejnë në stol Mirel Josën

2 trajnerë për 7 pikë, Laçi i këtij sezoni është për rekord pasi drejtuesit e klubit vendosën të ndryshojnë edhe një herë kurs duke i besuar stolin një eksperti si Mirel Josa. Për herë të tretë këtë sezon, në vetëm 6 javë, drejtuesit e klubit kurbinas ndryshojnë sërish timonier. Skerdi Bejzade nuk është më trajneri i bardhezinjtë teksa palët gjetën konsensusin për të ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

373549682 807632901363988 2006488772825111723 N
373549682 807632901363988 2006488772825111723 N

Mirel Josa është zyrtarisht trajneri i ri i Laçit me teknikun kryeqytetas që pranoi mbrëmjen e së premtes ofertën e Pashk Laskës për të marrë edhe një herë drejtimin e ekipit. Josa dhe Laçi nuk humbasin kohë teksa ka nisur punën që këtë të shtunë.

269099819 328377245956225 4121944017388104880 N
269099819 328377245956225 4121944017388104880 N

Ky është një rikthim për Josën në krye të Laçit teksa i drejtoi për afro 5 muaj në sezonin 2021-2022. Josa do të debutojë në stolin e bardhezinjtë pikërisht përballë Tiranës, sfidë që do të luhet ditën e martë në orën 14:00.

()

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Laçi për rekord, 3 trajnerë në 6 javë. Kurbinasit rikthejnë në stol Mirel Josën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook