Akoma telashe për ish-Presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales. Këtë herë në lidhje me sjelljen e tij është shprehur Komisioni i Disiplinës i FIFA-s:
“Nuk ka fjalë për të përshkruar sjelljen e tij. Ka dëmtuar ndjeshëm integritetin dhe reputacionin e botës së futbolli, deri në atë pikë sa ka shkaktuar dëme të pariparueshme”, lexohet në dosjen e publikuar nga vetë federata ndërkombëtare e futbollit.
Kujtojmë se Luis Rubiales ka qenë në qendër të akuzave për shkak të një puthje në buzë kundër dëshirës ndaj futbollistes Jenni Hermoso. Episodi ndodhi gjatë dhënies së çmimit për fitoren e Kupës së Botës për femra. Ngjarja e shëmtuar i ka kushtuar edhe vendin e Presidentit të RFEF dhe zëvendëspresidentit të UEFA-s.
()