Një muaj nga koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, zbulohen detajet dhe artistët që do të performojnë

Kujdes! Ndalo! …… Po vjen Elsa Lila!

Rrugët, kryqëzimet kryesore të kryeqytetit janë mbushur me portretet e Elsa Lilës dhe me ftesën e saj të ëmbël, që ajo po përcjell prej aty, për koncertin e saj të madh.

Lajmi se “Finalmente Elsa” do të vijë në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, ka ditë që po bën xhiron e portaleve. Ajo vetë e njoftoi, zyrtarisht, në instagramin e saj, ku komentet e shumta kishin një emërues të përbashkët: pritjen e gjatë për një koncert të tillë të Elsa Lilës në Tiranë.

Mesa duket, tani e ka radhën vetë kryeqyteti që të flasë për këtë ngjarje të bukur, që veç artistes, miqve e adhuruesve të saj i përket po aq edhe këtij qyteti. Në këtë recital të saj, mesa jemi informuar do të përfshihet një pjesë e mirë e këngëve të repertorit muzikor që ajo ka krijuar ndër vite, apo dhe performancat e shumta që ajo ka realizuar me artistët italianë, me të cilët do të jetë edhe në këtë koncert të Tiranës. Janë të gjithë maestro të njohur e të vlerësuar të botës muzikore, janë një ekip unik, që punojnë prej vitesh së bashku, për të sjellë në skenë muzikën e vërtetë. Këtë premtojnë që do të sjellin edhe në Tiranë. Duhet t’i kenë nisur provat andej në Itali, ndërsa ne po i presim këndej.

Duke nisur nga sot që është 1 tetori, ka mbetur fiks një muaj kohë nga dita e koncertit të madh, e 1 nëntorit. Ndërkohë biletat kanë dalë në shitje tek vivere.al. Siç shkruan dhe vetë Elsa Lila në instagramin e saj: “Një klik, do të na bëjë bashkë në 1 nëntor”…. ndërsa po t’i referohemi tekstit të një prej këngëve të saj do të thoshim: Vetëm një klik dhe hapet qielli…

Një muaj nga koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, zbulohen detajet dhe artistët që do të performojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook