Teksa rrjeti është pushtuar nga aludimet se videoja erotike që qarkullon është e Luana Vjollcës, pak njerëz e dinë që ajo ka edhe një sozi. Ajo quhet Hareza dhe është nga Sopija e Suharekës.
Ato kanë një ngjashmëri të frikshme me njëra-tjetrën, të dyja bjonde, me buzë të plota voluminoze, me trup me forma të theksuara dhe të kuruara deri në detaje.
Disa vite më parë, ngjashmëria e tyre bëri bujë të madhe në media, madje u konsideruan si dy pika uji.
Prej ditës së djeshme, rrjetet sociale po ziejnë për imazhin e një vajze enigmatike, për të cilën thuhet se ka marrë 100 mijë euro në ditë në Dubai.
Nuk vonoi shumë dhe në rrjetet sociale nisi të qarkullonte një video, ku aludohej se moderatorja Luana Vjollca ishte personazhi i njohur i ekranit për të cilën flitej. Mirëpo, imazhet e shpërndara në internet lënë shumë hapësirë për diskutim dhe vërtetësi.
Për më tepër vetë Luana reagoi duke treguar se nuk ka tatuazhe në trup si vajza në video.
“Është e turpshme që hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në ketë jetë për t’ia dalë. Rrugën e punës,” shkroi Luana në një foto ku zbulon kraharorin dhe tregon se nuk ka tatuazhe.
Sqarim për lexuesin: Shkrimi nuk hedh kurrësesi hipoteza apo dyshime se vajza ne video eshte sozia e Luanës, apo vetë Luana. Thjesht ka synim të rikujtojë se ndonjëherë operacionet plastike të bëjnë gjëmën dhe në ditët e sotme vajza që duken njëlloj falë ndërhyrjeve gjejmë plot.