Dea Mishel është rikthyer fuqishëm në ekranin e Top Channel, ku së bashku me Argjirën kanë sjellë një rubrikën mjaft të veçantë në “E diell”, të cilin e kanë quajtur “Influencer”.
Edhe pse është në javën e tretë të transmetimit, kjo rubrikë ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë tepër i komentuar në rrjetet sociale.
Por mesa duket në këtë program nuk po shohim 100% kreativitetin e moderatores dhe duket se për këtë e paska fajin BBV, në të cilin bukuroshja mori pjesë dhe arriti deri në finale.
Ditën e djeshme, Dea ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilëve iu ka kërkuar që t’i dërgojnë asaj cfarëdolloj pyetjeje lidhur me programin edhe ajo do iu përgjigjej.
Por një ndjekës/ndjekëse nuk ka preferuar t’i bëj një pyetje moderatores por në vend të saj i ka bërë Deas një kompliment mjaft të bukur, që për hir të vërtetës kush nuk do e donte.
“Aftërsia jote krijuese dhe artistike shkëlqen në çdo gjë. Më pëlqen shumë sjellja jote e shkujdesur”, shkruan një nga ndjekësit e Deas.
“Faleminderit. Kam ca kohë në fakt, që kur kam dalë nga Bigu, që e ndjej se e kam shumë të bllokuar energjinë kreative. Diku tek 50%. Nuk di si do ja bëj se unë nuk jetoj dot kështu”, ka shkruar Dea në përgjigjen e saj, të cilën e ka shoqëruar me ikonën e të qeshurës.
Kujtojmë që sa i përket programit “Influencer”, Dea ka shpjeguar se bëhet fjalë për 10 “influencers” të rinj, pesë prej të cilëve do jenë djem dhe pesë do të jenë vajza. Të gjithë ata do të jenë nga fusha të ndryshme por që janë të lidhur ngushtë me artin. Ata do të jetojnë bashkë dhe do të sfidohen çdo javë për të treguar talentin dhe aftësitë e tyre. Të gjitha detajet e punës së tyre do të mund të shihen nga i gjithë publiku, i cili do të shohë një grup të rinjsh tepër argëtues.
Sa i përket sfidave që do të përballen “influencers” do të jenë për “content creating”, pra krijimi i fotove/videove për rrjetet sociale. Me pak fjalë, puna që bën një “influencer”.
Por cili është qëllimi kryesor i “Influencer”?
Qëllimi kryesor i këtij programi është që shohim nga afër botën e “Influencers” gjatë sfidave që organizohen dhe se në përfundim të tij, do mund të mësoni rreth meaxhimit të rrjeteve tuaj personale apo qoftë edhe në biznes. Dea ka shpjeguar gjithashtu se ky format mund të jetë i ngjashëm me Big Brother pasi të gjithë jetojnë bashkë në një vilë por që tashmë ky element është pjesë e shumë formateve të “reality show”.