Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me planin e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për vrasjen e një prokuroreje të SPAK.
Ai u shpreh se deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, duhet të merren me rezerva pasi sipas tij ky i fundit është një konsumues i lëndëve narkotike, më konkretisht heroinës.
Kasapi shtoi se pas deklaratës së tij për policinë, Tafanit i është dhënë një dozë metadoni, substancë kjo që përdoret nga përdoruesit e heroinës ose ata që tentojnë të lënë këtë drogë në mënyrë që të shmangin krizat.
“Unë i marr me rezerva deklaratat e Tafanit, sepse nëse bëhet fjalë për eliminimin e prokurorëve, kanë pasur mundësi të bëjnë diçka të tillë, në momentin që nuk ka ndodhur, mendoj se duhet të merren me rezerva.
Në këtë pikë deklaratat e një të penduari të drejtësisë duhet të merren me rezerva. Nëse një grup kriminal bëhet gati të vrasë një avokat dhe shkon në pallat, del pa bërë gjë, duket e çuditshme. Kemi deklaratat e një personi që konsumon heroinë. Dalja e policisë për këto vrasje ishte disi e nxituar, pasi nëse Tafani pas deklarimeve të tij i është dhënë metadon, kjo është pak e rëndë. Deklaratat duhet të merren me rezerva”, tha ai.
()