Prej 7 ditësh zjarrfikësit në luftë me flakët në Pishëporo, dy avionë Canadair ndërhyrje nga ajri

Edhe në ditën e 7-të të zjarrit, vijon ende beteja me flakët në masivin pyjor të Pishëporo-Darëzezë, ku forcat operacionale janë duke punuar për vënien nën kontroll të tyre.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra me problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet Darëzeza.

Gazetari Enea Verria raporton për se pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare ku operojnë edhe lokale sezonale. Po ashtu ka nisur aksioni nga ajri me dy avionë Canadair, pas kërkesës pranë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile, të cilës Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht.

()

Arena e Lajmit


Prej 7 ditësh zjarrfikësit në luftë me flakët në Pishëporo, dy avionë Canadair ndërhyrje nga ajri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook