Sarri në “fije të perit”, në Itali besojnë te largimi i teknikut nga Lazio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

Lazio nuk e ka nisur mirë sezonin. Vetëm vendi i 16-të për skuadrën nga kryeqyteti dhe vetëm 7 pikë në 7 ndeshje, mjafton për të parë rënditjen për të kuptuar që ka diçka që nuk shkon.

Klubi ndryshoi fytyrë në verë, teksa u largua pas shumë vitesh Igli Tare, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv. Jo çdo ndryshim vjen për mirë, pasi situata është drejt përkeqësimit.

Presidenti Lotito po mendon për largimin e trajnerit Sarri, me numrin një të klubit që shikon divorcin mes palëve si një mundësi të mirë.

“Corriere Dello Sport” i ka kushtuar një artikull situatës së brishtë që ekziston te Lazio, ku ka analizuar problemet e brendshme të trekëndëshit Lotito-Sarri-drejtues.

“Sarri thyen gjithçka, por ecën përpara, nuk është një tip që jep dorëheqjen, nuk e ka bërë kurrë. “Lojtarët e kërkuar nuk kanë ardhur, unë kërkova A, por më sollën X dhe Y”. Lotito nuk e ndan, për momentin. Por tani nuk mund të shohë klasifikimin dhe të qëndrojë shurdh ndaj disa sulmeve.

“Duhej të ishte dyshja më e bukur e merkatos, e tregoi veten si një dyshe e pamundur. dhe vazhdon që nga qershori përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve dhe inkoherencës mes presidentit dhe trajnerit. Dhe mbetet, e gjithmonë do të jetë e tillë, çështje raportesh të besimit të tradhtuar, fuqie. Sarri, pa Taren, kishte besuar (ose e kishin bërë të besonte) se mund të bëhej Ferguson i Lacios” – shkruante artikulli.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Sarri në “fije të perit”, në Itali besojnë te largimi i teknikut nga Lazio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook