Tensionet në Kosovë/ Paskal Milo: Serbia nuk ndërhyn dot ushtarakisht, bën presion. Ish-ambasadori: Operacion special për të aneksuar Veriun

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, teksa deklaroi se nuk është hera e parë që Beogradi dërgon ose shton forcat në kufirin me Kosovën.

Sipas tij Serbia e ndërmerr këtë veprim në rastet kur do të ushtrojë presion ose të dërgojë një mesazh për t’u patur parasysh nga ndërkombëtarët. Ai shtoi se serbët nuk e kanë asnjëherë seriozisht për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë dhe se e përdorin këtë si një metodë presioni dhe kërcënimi ndaj Prishtinës.

“Nuk është hera e parë që Serbia dërgon ose shton forcat në kufirin me Kosovën. E bën këtë në rastet kur do të ushtrojë presion ose të dërgojë një mesazh për t’u patur parasysh nga ndërkombëtarët. Serbia nuk e ka asnjëherë seriozisht për të ndërhyrë. Nuk e bën dot, është thjesht një kërcënim dhe presion, duke patur parasysh se nuk është hera e parë.
Ka edhe një matje realiste forcash. Ata e dinë se nëse kryejnë një veprim të tillë do kthehen mbrapsht me humbje”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, u shpreh se ndërhyrja e serbëve në Veri ishte një operacion për të pushtuar dhe aneksuar pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij Serbia zgjodhi këtë moment duke përfituar nga përplasja e Kurtit me Escobar dhe Lajçak, si edhe ka shfrytëzuar situatën në Ukrainë.

“Kësaj radhe dislokimi ishte i fshehtë. Gjithë ajo që është parë tregon se ishte një sulm me axhendë të caktuar politike. Kishte forca të armatosura pa logo. Serbia u ka dhënë armatime dhe logjistikën duke tentuar të krijojë një situatë në terren. Ata kanë menduar se përplasja e Kurtit me Escobar, Lajçak dhe viktimizimi që bëri Serbia ishin arsyeja pse vepruan këtë moment. Ky ishte një operacion për të pushtuar dhe aneksuar pjesën veriore të Kosovës.

Reagimi i NATO ka qenë i butë kur Serbia në stilin e ISIS rrëmbeu policët kosovarë dhe kur plagosën trupat e KFOR-it. Serbia është llastuar dhe qëllimi ka qenë të shfrytëzohet situata në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës”, tha ai.

Arena e Lajmit


Tensionet në Kosovë/ Paskal Milo: Serbia nuk ndërhyn dot ushtarakisht, bën presion. Ish-ambasadori: Operacion special për të aneksuar Veriun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook