Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin e se universitetet po shkojnë drejt sistemit selektiv si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura.
Berisha tha ndër të tjera se këto rezultate vijnë si pasojë e “sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universitetit, shkatërrimin e shkollave të larta, nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë”.
“Problemi tjetër që desha të sjell në vëmendjen tuaj është fillimi i vitit universitar. Shqipëria fillon me flamur në gjysmë shtizë me 50 mijë studentë më pak se 10 vite më parë. Me 70 mijë vite studentë më pak se 10 vite më parë. Me 15 % më pak studentë se sa vitin e kaluar.
Me një rënie katastrofale në rankimin e universitetit kryesor të vendit. Të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universitetit, shkatërrimin e shkollave të larta, nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë. A nuk është ky një moment alarmi i tmerrshëm në këtë vend. A nuk po shkojmë ne drejt sistemit selektiv dhe jo të dyerve të hapura të universiteteve, sistem që ekzistonte në diktaturë.
Mbaroi koha, por nuk mbarojnë krimet e shëmtuara të këtij regjimi”, tha Berisha.
()