Basha takim me banorët dhe sipërmarrësit në Tiranë: Politikat e qeverisë dëmtojnë shtresat e varfra dhe favorizojnë oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 11 në Tiranë.

Sipas kreut të PD, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria po i falimenton bizneset e vogla, por edhe të mëdha.

“Në Shqipëri, rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë ku shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje.

Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve”, u shpreh Basha.

Arena e Lajmit


Basha takim me banorët dhe sipërmarrësit në Tiranë: Politikat e qeverisë dëmtojnë shtresat e varfra dhe favorizojnë oligarkët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook