Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas qarkullimit të një video intime ku aludohet se protagoniste është moderatorja Luana Vjollca.
Binaj thotë se video është fabrikuar me anë të inteligjencës artificiale, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi për të gjitha motrat, vajzat, gratë e nënat të cilave u rrezikohet dinjiteti nga një teknologji e tillë që gjendet falas dhe mund të përdoret nga kushdo.
Aktori bën thirrje për legjislacione të posaçme për frenimin e kësaj teknologjie.
Reagimi i plotë:
Para pak ditesh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë me pas doli e njëjta video me portret tjetër.
Kio është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të githa vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave qe u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!!
Me kak shumë perversa dhe manjakë qe ka në qarkullim, programet e lira të inteligencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse sheti nuk përpilon një ligji gjë çdo krijim, përdorimi inteligencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi kësaj teknologjie, shoqeria jonë do pësoje goditien dhe plagën më të madhe në historinë e saj!
Duhet vepruar sa me shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dë të minatohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkëqësisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrave!!!