Nuk vjen “shik” në Tiranë, lista e Çekisë për Shqipërinë, mungon sulmuesi kryesor

Çekia është në rrugën e mbarë për t’u kualifikuar në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga Sylhavi renditet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 pikë më pak se Shqipëria.

Kjo përfaqësuese do të përballet me kuqezinjtë me 12 tetor në transfertë, ndërsa 3 ditë më pas pret Faroe Islands. Tekniku i Çekisë, Sylhavi ka publikuar listën, teksa për shkak dëmtimi mungon sulmuesi Leverkusen, Schick. Pa këtë lojtarë, kjo përfaqësuese mbetet sërish e fortë, por shpresojmë që ekipi të mos jetë…”shik”.

Në skuadër, tekniku ka thirrur shumë lojtarë nga kampionati vendas, si portieri Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň) apo edhe Tomáš Vlček (SK Slavia Prague).

LISTA E PLOTË E ÇEKISË:

Portierë: Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Koubek (FC Augsburg), Matěj Kovář (Bayer 04 Leverkusen), Matouš Trmal (FK Mladá Boleslav).

Mbrojtës: Martin Frýdek (FC Luzern), Robin Hranáč (FC Viktoria Plzeň), Jakub Jugas (Cracovia), Aleš Matějů (Palermo FC), Lukáš Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panák (AC Sparta Prague), Tomáš Vlček (SK Slavia Prague), Tomáš Wiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zelený (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino).

Mesfushorët: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzeň), Lukáš Kalvach (FC Viktoria Plzeň), Jakub Pešek (AC Sparta Prague), Pavel Šulc (FC Viktoria Plzeň).

Sulmues: Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň), Vasil Kušej (FK Mladá Boleslav), Jan Matoušek (Bohemians Praha 1905), Tomáš Pekhart (Legia Varshavë).

(J.S/)

Arena e Lajmit


Nuk vjen “shik” në Tiranë, lista e Çekisë për Shqipërinë, mungon sulmuesi kryesor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook