Suksesi ndaj Tiranës, Josa: Bardheblutë me befasuan, jam i kënaqur me lojën e skuadrës

Tekniku i Laçit, Mirel Josa dha mendimin e tij pas suksesit 0-3 ndaj Tiranës.

“Nuk e prisja Tiranën në këtë gjendje. Nuk e prisja kështu pasi ishte edhe pushim, nuk e luajti derbi me Partizanin. Tirana po çalonte shumë në aspektin fizik.

Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por jo gjithmonë mundesh. Duhet të kuptojmë që nuk është një fitore me Tiranën ajo që na dërgon atje ku ne duam, duhet të shohim ndeshjen e radhës. I dhamë besim edhe djemvve të rinj. Jam shumë i kënaqur me gjithë ekipin. Djemtë e kanë vet në dorë fatin e tyre, futbollin do t’ia mësoj unë deri kaq sa mundem” – Tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Suksesi ndaj Tiranës, Josa: Bardheblutë me befasuan, jam i kënaqur me lojën e skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook