VIDEO/ Sociedad pretendent në grupin e Interit, show ndaj Salzburgut, përmbysje e madhe e Bragës në Champions

Champions League luajti dy ndeshjet këtë pasdite, të vlefshme për raundin e dytë të grupeve. Në grupin D, Sociedad triumfoi 0-2 në Austri me Salzburg, duke konfirmuar veten si një skuadër pretendente për të kaluar në fazën tjetër. Pas barazimit me Interin, spanjollët treguan karakter edhe sonte, në një sfidë mjaft të bukur të luajtur në Red Bull Arena (Salzburg).

Mesfushori Oyarzabal realizoi pas vetëm 7 minutash lojë, duke dërguar në festë tifozët që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen në këtë transfertë. Në të 27-tën, Mendez dyfishoi llogaritë. Në pjesën e dytë, djemtë e Alguacial menaxhuan rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 4 pikëve, 1 më shumë se Salzburg.

Ne grupin C, gola pa limit në ndeshjen mes Union Berlin dhe Braga (2-3). Në Gjermani, në Berlin, skuadra e Fischer kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Sheraldo Becker brenda 37 minutash. Mysafirët nga Portugalia nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutë ne 41-të, pasi ngushtuan shifrat me Niakate. Në fillimin e pjesës së dytë, Bruma mposhti Ronnow. Braga kompletoi përmbysjen e madhe në fund, me golin e Castro.

(J.S/)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Sociedad pretendent në grupin e Interit, show ndaj Salzburgut, përmbysje e madhe e Bragës në Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook