Çfarë ndodhi në studio? Konkurrentja e “Për’puthen” shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet

Javën e kaluar, gjatë takimit me Herisonin, Enisa tha se ka nje sekret, por nuk do ta zbulojë.

“Është një bekim”, tha konkurrentja dhe menjëherë Herisoni nisi dyshimet për një fëmijë.

Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj.

Enisa tregoi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

“Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte kontaktuar me faqe të tjerë për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim. E kam rritur me gjithë sakrifica vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën. Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot. Por të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë do të eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë. Njerëz që nuk ta thonë kurrë një fjalë të mirë, dinë vetëm të të ulin, të të bullizojnë, të të prekin aty ku të dhemb më shumë. Po si mund të preket një nënë te fëmija?!”

Çfarë ndodhi në studio? Konkurrentja e “Për’puthen” shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook