Debat në “Open”/”Standardi është që fëmijët vdiqën”, Mediu përplaset me Shabanin: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i Nisma Thurje, Endrit Shabani janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” News24, për tragjedinë e Gërdecit.

Gjatë debatit, Shabani tha se “Standardi ishte ai që fëmijët vdiqën”. Mediu menjëherë u kundërpërgjigj duke i thënë se është gënjeshtër, ndërsa i kërkoi Shabanit të mos bëjë rolin e prokurorit.

Pjesë nga debati:

Mediu: Ndodhi një ngjarje e madhe kur isha në detyre.

Shabani: Për aty që depërtohen armë nuk ishin në vëzhgimin tuaj?

Mediu: Patjetër që ishte.

Shabani:  Administrata në atë kohë nuk kishte asnjë mundësi për të vëzhguar denoncimet. Astrit Jaupi ishte komandat i policisë ushtarake që është ankuar tek ju…

Mediu: Kjo është gënjeshtër!

Shabani: Nuk keni ju përgjegjësi për kontroll?

Mediu: Për çfarë ishte roje e repartit ushtarak?

Shabani: Po për çfarë ju paguanim ju?

Mediu:  Shtabi i përgjithshëm merret me operacionin ushtarak, ka mbi 400 mijë reparte ushtarake.

Shabani: Standardi ishte që fëmijët vdiqën aty

Mediu: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit. Problemi ka ndodhur te kontrata e dytë shpërthimi ka ndodhur se një karrocë u saldua. Ministri saldoi karrocën?

()

 

Arena e Lajmit


Debat në “Open”/”Standardi është që fëmijët vdiqën”, Mediu përplaset me Shabanin: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook