Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një turist slloven është rrëzuar aksidentalisht nga Kalaja e Rozafës dhe ka gjetur vdekjen. Viktima, i identifikuar si Slatko Pasaliq, 65-vjeç, është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Sipas policisë, rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.