Selami Jenisheri e ka bërë më në fund realitet dëshirën e tij. Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, ka shkuar në zyrat e FSHF-së për të dorëzuar studimin që ka bërë e më të cilin është i sigurt se do të ndihmojë Silvinjon që të sigurojë një fitore me kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Çekisë.
Jenisheri kishte shprehur nëpërmjet një letre të hapur dëshirën e tij pak ditë më parë, duke theksuar se me këtë studim, do të ishte e sigurt fitorja në ndeshjen e radhës dhe kualifikimi në EURO 2024.
Sot, ai ka qenë në zyrat e institucionit, siç tregohet në fotot e mëposhtme, sigurisht për të dorëzuar këtë studim të tijin dhe për t’u siguruar që të vihet në dispozicion të Silvinjos dhe stafit kuqezi që po përgatit në këto ditë gjithçka duhet për ndeshjen e javës së ardhshme. PanoramaSport