Goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Fier, Balla: Nxis Policinë e Prokurorinë që të forcojmë luftën kundër drogës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një apel të fortë për Policinë e Prokurorinë, që të forcojnë luftën kundër drogës e shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë ambienteve shkollore.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle, Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike. Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier dhe Berat për shpërndarje lëndësh narkotike pranë shkollave”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si rezultat i patrullimeve dhe informacioneve u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave

Arena e Lajmit


Goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Fier, Balla: Nxis Policinë e Prokurorinë që të forcojmë luftën kundër drogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook