Kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë, delegacioni i BE: Thellësisht të shqetësuar, mbështesim përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është shprehur thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë, të cilat sipas tyre punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një reagim për mediat, delegacioni shprehet se mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.

“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në këtë deklaratë.

 

Arena e Lajmit


Kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë, delegacioni i BE: Thellësisht të shqetësuar, mbështesim përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook