Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë të pandryshuara masa e sigurisë për 6 të akuzuarit në çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.
Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, si dhe masat e dhëna më herët për 4 të akuzuarit e tjerë.
Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.