Arbnor Muja fantastik. Sulmuesi i Shqipërisë ia ka dalë të shënojë gol në Champions League, në ndeshjen shtëpiake të Antwerp në Champions, ndaj Shakhtar Donetsk.
Kanë mjaftuar 3 minuta lojë për Mujën, për të dërguar sferën në rrjetë, falë një asisti të Arthur Vermeeren. Ky është goli i parë i skuadrës belge në Champions League, rrjetë kjo që vjen në ndeshjen e dytë të grupeve.
Në sezonin e parë në Jupiler Pro League në Belgjikë, 24-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 3 herë. Kujtojmë që Muja luajti 22 minuta në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa kontribuoi 21 minuta për Kombëtaren ndaj Polonisë.
(J.S/)