VIDEO/ Goli i Mujës nuk mjafton, Shakhtar përmbys Antwerp në Champions League, Atletico kalon Feyenoord

Champions League zhvilloi dy ndeshje të grupeve në këtë pasdite. Në Grupin H, Shakhtar Donetsk triumfoi me përmbysje 2-3 ndaj Antwerp në Belgjikë, në Bosuilstadion (Antëerp).

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 3-të nga sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja. Michel-Ange Balikwisha dyfishoi shifrat në minutë ne 33-të, ndërsa ukrainasit duket se nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, pasi përmbysën llogaritë në pjesën e dytë me dopietën e Sikan dhe golin e Rakitskyi. Muja me shokë renditen në vendin e fundit, Shakhtar merr kështu 3 pikët e para.

 

 

Atletico Madrid mund mes shumë vuajtjesh Feyenoord në shtëpi, me shifrat 3-2 ( Grupi E). Ndeshja filloi mirë për mysafirët nga Holanda, me këta të fundit që detyruan Hermoson të shkaktojë autogol në minutën e 7-të. Në minutën e 14-të, Morata përfitoi pasi një lojtar i Feyenoord nuk largoi topin si duhet, duke mposhtur kështu portierin.

Djemtë e Slot me një skemë perfekte morën përsëri avantazhin në Metropolitano Stadium (Madrid), me Hancko. Në sulmin e fundit të pjesës së parë, pas një r rrëmuje në zonë, të besuarit e Simeones vendosën ekuilibrat me Griezmann, të ndihmuar këtu edhe nga një rrëmujë në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë, pati festë te Los Colchoneros, me Moratën që kompletoi përmbysjen. Atletico renditet në vendin e parë me 4 pikë, 1 pikë më shumë se Feyenoord.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Goli i Mujës nuk mjafton, Shakhtar përmbys Antwerp në Champions League, Atletico kalon Feyenoord

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook