Ballkani tregoi karakter në Conference League, teksa mundi 2-0 Dinamo Zagrebit, duke marrë kështu 3 pikë shumë të rëndësishme në grupe. Sulmuesi i skuadrës nga Suhareka Almir Kryeziu, në intervistën pas takimit, u shpreh i lumtur për golin e shënuar, por më shumë i kënaqur për suksesin.
“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke e ditur që Dinamo është ekip shumë i madh. E kemi analizuar mirë ndeshjen. Kemi dhënë 100% nga vetja dhe e kemi merituar fitoren. Besoj që të gjithë kanë merita, i gjithë stafi me në krye trajnerin Ilir Daja. Po ashtu edhe ne lojtarët po e bëjmë punën shumë mirë. Po e respektojmë veten, e pastaj edhe kundërshtarin. Aty ishte çelësi i suksesit. Padyshim se ky është momenti më i suksesshëm deri tani në karrierë. Duke e ditur që bëmë ndeshje të madhe sot, fituam ndaj Dinamos së Zagrebit, rriten edhe ambiciet për ta kaluar grupin”, është shprehur Kryeziu.
(J.S/)