Conference League, Ballkani në kërkim të pikëve të para, dalin formacionet për ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit

Ballkani luan ndeshjen e dytë të  grupeve në Conference League sot pasdite në orën 18.45, ndaj Dinamos së Zagrebit. Në ndeshjen që do luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja luan me Koliçin në portë, ndërsa përpara tij do jenë Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Lorenc Trashi.

Mesfusha përbëhet nga Marcel Ismajlgeci, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba. Ofensiva i është besuar lojtarëve si Nazmi Gripshi, Albin Berisha dhe Almir Kryeziu. Në grupin C, Dinamo Zagreb kryeson me 3 pikë, sakaq Ballkani ka 0 pikë. Takimi tjetër i grupit është mes Plzen dhe Astanës.

Formacionet:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci, Kryeziu

Dinamo Zagreb: Nevistic, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenovic, Misic, Bulat, Peric, Menalo, Vidovic.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Conference League, Ballkani në kërkim të pikëve të para, dalin formacionet për ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook