Dy ndeshjet e radhës, trajneri i Francës publikon listën e të ftuarve

Trajneri Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e ardhshme të Francës. Më 13 tetor kombëtarja franceze do të përballet me Holandën në kualifikueset e Euro 2024, ndërsa më 17 tetor do të luajë kundër Skocisë në një miqësore.

Në listën e lojtarëve të thirrur janë 6 futbolliste që luajnë në Serinë A: Maignan, Theo Hernandez, Giroud, Pavard, Thuram dhe Rabiot. Në kualifikueset e Euro 2024, “Gjelat” janë në një grup me Gjibraltarin, Irlandën, Greqinë dhe Holandën. Deri më tani, përfaqësuesja e drejtuar nga Deschamps ka grumbulluar 15 pikë.

Porta: Alphonse Areola (West Ham), Mike Maignan (Milano), Brice Samba (Lens);

Mbrojtja: Lucas Hernandez (PSG), Theo Hernandez (Milan), Ibrahima Konate (Liverpool), Jules Koundé (Barcelona), Benjamin Pavard (Inter), William Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano (Bayern Munich), Jonathan Clauss (Marseille) ;

Mesfusha: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco), Boubacar Kamara (Aston Villa), Adrien Rabiot (Juventus), Aurélien Tchouaméni (Real Madrid);

Sulmi: Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembélé (PSG), Olivier Giroud (Milan), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Randal Kolo Muani (PSG), Kylian Mbappé (PSG), Marcus Thuram (Inter).

(J.S/)

 

 

 

 

 

 

 

Arena e Lajmit


Dy ndeshjet e radhës, trajneri i Francës publikon listën e të ftuarve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook