E rëndë në Pogradec, 29-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë rrugës për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Trebinjë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Policia bën me dije se i riu, me inicialet M. M., dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, e si pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


E rëndë në Pogradec, 29-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë rrugës për spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook