FOTO/ “Klauzolë” anti-Partizan, Tirana pezullon Orges Shehin, News24 zbulon dokumentin

Zyrtarisht Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Ky nuk ishte një vendim i papritur, një “rrufe në qiell të hapur”, por më shumë ishte një luftë e ftohtë mes palëve këtë periudhë, kjo për shkak të kontratës që kanë. Orges Shehi, i kontaktuar nga Neës24 u shpreh se drejtuesit e klubit e kanë shkarkuar, por në dokumentin që News24 disponon nuk bëhet fjalë për një shkarkim, por për një pezullim. Klubi i Tiranës i ka dërguar një letër zyrtare, Orges Shehit, por dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ku thekson se pas shqyrtimit të rrethanave lidhur me situatën sportive dhe me rezultatet e dobëta në të cilën ndodhet klubi, kanë vendosur të pezullojnë trajnerin Orges Shehi.

Foto

Nga ana tjetër, klubi i Tiranës shton se do të vazhdojnë marrëdhënien kontraktuale me Orges Shehin deri në përfundim të saj, çka do të thotë se do të paguajnë Shehin deri në përfundim të këtij sezoni. Në këto kushte, nëse Shehi vendos të largohet në një skuadër tjetër, duhet të gjejë fillimisht akordin me Tiranën. Gjithashtu, Partizani, apo çdo skuadër tjetër që mund të jetë i interesuar për shërbimet e Shehit duhet të kontaktojë fillimisht me klubin e Tiranës, për të paguar për shërbimet e Shehit apo për të gjetur një akord.

1 Halili Shkarkon Orges Shehin, Trajneri MË JetËgjatË Largohet Nga Tirana
1 Halili Shkarkon Orges Shehin, Trajneri MË JetËgjatË Largohet Nga Tirana

Përtej anës ligjore, fakt është që Orges Shehi nga kjo e enjte nuk është më trajneri i Tiranës. Shehi mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar 2021 duke qenë trajneri më jetëgjatë në këtë klub, arriti të fitojë një titull kampion dhe 1 Superkupë.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ “Klauzolë” anti-Partizan, Tirana pezullon Orges Shehin, News24 zbulon dokumentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook