Incident i pabesueshëm në Sllovaki, qeni po drejtonte një makinë dhe gjobitet për shpejtësi të lartë

As që mund ta imagjinojmë se çfarë menduan policët kur kamera e shpejtësisë fotografoi një Skoda Kamiq që udhëtonte me shpejtësi 10 km/h, mbi shpejtësinë e lejuar me një qen gjuetie ngjyrë kafe në sedilien e shoferit.

Historia është absolutisht e vërtetë dhe akoma më shumë provë është fotografia e kamerës së trafikut, ku qeni duket të jetë në kontroll, duke manovruar me qetësi fuoristradën e vogël në rrugë publike pa asnjë shenjë të njerëzve që ndodhen në automjet.

Misteri u zbardh pak më vonë kur oficerët ndaluan Skoda Kamiq-in, të cilin me sa duket e ngiste qeni, me pronarin 31-vjeçar të mjetit që fillimisht pretendoi se qeni i ishte hedhur papritur në prehër. Megjithatë, pamjet nga videoja e hodhën poshtë këtë shpjegim.

Oficerët e gjobitën për shkelje të rregullave të sigurisë rrugore, ndërsa mbetet e paqartë nëse 31-vjeçari është gjobitur për shpejtësi apo për mossigurimin e duhur të kafshës së tij në një mjet në lëvizje. Në çdo rast, një sjellje e tillë është e papranueshme.
Qershi mbi tortë, postimi i policisë lokale në të cilin oficerët shkruanin me shaka se anuluan planet për të gjuajtur qenin.

Arena e Lajmit


Incident i pabesueshëm në Sllovaki, qeni po drejtonte një makinë dhe gjobitet për shpejtësi të lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook